Sporti

Neymar flet për kontratën me PSG: Jam i lumtur këtu

04/27/2021 14:01
nga:L J

Sulmuesi i PSG, Neymar është shprehur se është i lumtur te skuadra e tij.

Kontrata e brazilianit mbaron në vitin 2022 dhe ai ende nuk ka rinovuar kontratën me ekipin parisien, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë Neymar ka deklaruar se është i lumtur te skuadra nga kryeqyteti i Francës, ka raportuar, Fabrizio Romano.

“Unë tashmë e kam thënë që ndjehem i lumtur te PSG, shumë më mirë se sezonet paraprake. Unë ende kam kohë dhe do të bëjmë më të mirën për të gjithë”, ka thënë Neymar.

/GazetaBlic Sport/