Neymar Jr foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madridit.
Paris Saint-Germain do të duhet të mbrojë rezultatin 1-0 të fituar në ndeshjen e parë në Parc des Princes, përcjell GazetaBlic Sport.
“Do të na duhet një mentalitet i madh, duhet të luajmë lojën e jetës sonë. Jam i lumtur, gati për këtë sfidë. E rëndësishme për historinë e PSG-së, do të përballemi me një kundërshtar të shkëlqyer. Ne jemi një ekip i bashkuar, kjo do të na çojë në fitimin e Champions League. Ne mbrohemi dhe sulmojmë të gjithë së bashku , ne kemi 50% të mundësive”, tha Neymar.
Mungesa e Casemiro: “Ai është më i miri në pozicionin e tij, por Reali ka shumë lojtarë të shkëlqyer. Nuk na intereson, ne duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Për ne është më mirë që ai të mos jetë. Ne nuk jemi favoritë, por ne kemi një avantazh.”
Rikthimi në Bernabeu: “Jam i lumtur që do të jem nesër në fushë, të luash në Champions League është e mrekullueshme. Mezi presim të fillojmë dhe të marrim fitoren. Në Bernabeu kam bërë shumë asistime dhe gola, të luajë këtu është kënaqësi për mua”.
Finalja në Paris: “Është një motivim shtesë, na bën të dëshirojmë të arrijmë atje. Rrugëtimi filloi disa kohë më parë, tani duhet të bëjmë një hap tjetër drejt qëllimit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


