Alexander Isak është udhëzuar të stërvitet vetëm, larg ekipit të parë të Newcastle United, për shkak të dëshirës së tij për t’u larguar nga klubi.
Reprezentuesi suedez i ka informuar “Magpies” për dëshirën e tij për t’u transferuar te Liverpooli këtë verë. “Merseysiders” bënë një ofertë për sulmuesin, e cila u refuzua.
Newcastle do ta shesë Isakun vetëm nëse gjen një zëvendësues. Klubi ishte seriozisht i interesuar për Benjamin Sesko, por slloveni zgjodhi të transferohej te Manchester United.
Isakut iu tha të paraqitej në fushën stërvitore të hënën, pasi pjesa tjetër e lojtarëve të ishin larguar.
/GazetaBlic Sport/


