Newcastle United ka kontaktuar Bayern Munich në lidhje me transferimin e mundshëm të Thomas Muller, sipas BILD.
Anglezët po shikojnë një marrëveshje të mundshme verore për 32-vjeçarin, marrëveshja aktuale e të cilit në “Allianz Arena” skadon në vitin 2023, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, kuptohet se një lëvizje te Newcastle duket shumë e vështirë edhe për faktin se futbollisti gjerman dëshiron që të jetë i përfshirë edhe në garat evropiane, gjë të cilën klubi anglez nuk do të ia mundësonte.
/GazetaBlic Sport/


