Shteti i New Yorkut në SHBA ka konfirmuar 5 raste të variantit Omicron të COVID-19, njoftoi të enjten guvernatorja Kathy Hochul.
“Më lejoni të jem e qartë: Kjo nuk është arsye për alarm. Ne e dinim se ky variant do të vinte dhe kemi mjetet për të ndaluar përhapjen e tij”, shkroi Hochul në Twitter.
Ajo u bëri thirrje banorëve të New Yorkut që të marrin vaksinat si dhe vaksinën përforcuese si dhe të mbanin maska. Rastet e reja erdhën disa orë pasi u konfirmuan 2 raste të tjera të Omicron, një në Minesota dhe një në Kolorado.
Në një konferencë për media, Hochul tha se rasti i parë ishte një grua 67-vjeçare në qarkun Suffolk, e cila kishte qenë në Afrikën e Jugut.
Dy raste janë nga Queens dhe një në Brooklyn dhe i pesti është nga një bashki e paidentifikuar.
Në SHSKUK po trajtohen 33 pacientë për Covid-19


