Gary Neville ka habitur tifozët duke deklaruar se Pep Guardiola mund të bëhet trajneri më i mirë i të gjitha kohërave.
Deklarata nga ish-ylli i Manchester United vjen pasi Manchester City fitoi trofeun e katërt radhazi të Kupës së Ligës – me Guardiola edhe një herë në krye, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se Man City mund të ketë menaxherin më të mirë të të gjitha kohërave dhe kur do të shohim prapa për 10, 15, 20 do e vërtetojmë këtë… ashtu si ai ka qenë në shumë vende, ka dominuar futbollin por gjithashtu ka ndikuar te të tjerët, nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një gjë të tillë”, ka thënë Neville për Sky Sport.
Is Pep Guardiola the greatest manager of all time? ?
Gary Neville has had his say ? pic.twitter.com/HL8dIuTXxA
— Soccer AM (@SoccerAM) April 26, 2021
/GazetaBlic Sport/


