Sporti

Neville: Lojtarët e Leeds duhet të lejojnë lojtarët e Liverpoolit të shënojnë gola, pasi “Reds” nuk duan konkurrencë!

04/19/2021 19:08
nga:Lorik J

Ish lojtari i njohur i Manchester United, Gary Neville ka kritikuar ashpër krijimin e Superligës Evropiane të futbollit.

Neville duke komentuar krijimin e Superligës Evropiane të futbollit, ka folur edhe për ndeshjen e sotme të Premierligës ndërmjet Leeds dhe Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.

Neville thotë se lojtarët e Leeds duhet t’i lejojnë lojtarët e Liverpoolit të shënojnë, sepse Liverpool nuk po dëshiron konkurrencë.

“Lojtarët e Leeds duhet të dalin në një pjesë të fushës dhe vetëm të lënë Liverpool të vazhdojë të shënojë! Ata [LFC] nuk duan konkurrencë”, ka thënë Neville.

/GazetaBlic Sport.