Sporti

Nesër zhvillohet finalja e Kupës së Mbretit, përballen Real Madrid dhe Osasuna

05/05/2023 10:38
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Osasuna do të përballen nesër në finalen e Kupës së Mbretit.

Ky takim do të fillojë në ora 22:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘De La Cartuja’ në Sevilla, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren, me qëllim që të fitojnë trofeun e madh.

Në gjysmëfinale, Real Madrid e mposhti Barcelonën, kurse Osasuna e eliminoi Athletic Bilbaon.

/GazetaBlic Sport/