Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës konstituive, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, seanca do të mbahet nga ora 11:00.
Kjo do të jetë përpjekja e 26-të për konstituim të Kuvendit.
Kuvendi deri tani nuk ka arritur që të konstituohet, derisa ka ngelur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Albulena Haxhiu ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për këtë pozitë, si kandidate e VV-së, derisa ka disa seanca që VV ka propozuar votim të fshehtë, derisa komisioni për këtë votim nuk ka arritur të kalojë në asnjërën herë./Gazeta Blic/


