Neser me fillim nga ora 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet përsëri në mënyrë që të arrihet konstituimi i këtij institucioni, ku kjo do të jetë tentativa e 21-të me radhë, raporton GazetaBlic.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka propozuar që zgjedhja e kryeparlamentarit të bëhet përmes votimit të fshehtë, megjithatë kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga partitë opozitare.
E lidhur me seancën e neserme, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, në një prononcim për GazetaBlic thotë se si parti e kanë ende të njëjtin qëndrim.
“Ne kemi të njëjtin qëndrim”, tha ajo për GazetaBlic.


