Sporti

Nesër luhet ndeshja Barcelona-Bayern, këto janë mungesat për dy skuadrat

09/13/2021 11:55
nga:L J

Nesër zhvillohet takimi mes Barcelonës dhe Bayern Munich.

Barcelona dhe Bayern Munich takohen në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy skuadrat priten të kenë mungesa të mëdha për këtë ballafaqim.

Për skuadrën e Barcelonës priten të mungojnë Braithwaite dhe Dest, kur për këtë duel është rikuperuar Jordi Alba.

Ndërsa, tek bavarezët do të mungojë Gnabry dhe Tolisso, kurse Lewa dhe Coman janë gati.

/GazetaBlic Sport