Lajme

Nesër këto zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë…

06/19/2021 22:51
nga:M K

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se nesër ekipet e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e ” Tiranës” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja” Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ” Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Fundjava sjellë mijëra bashkatdhetarë në Kosovë