Sporti

Nesër është ndeshja e sezonit për Arsenalin, Granit Xhaka në dyshim për t’u paraqitur!

04/25/2023 10:56
nga:L J

 Skuadra e Arsenalit nesër ballafaqohet me Manchester Cityn në Etihad.

Topcinjtë dhe “Citizens” takohen nga ora 21:00 në kuadër të Premierligës, në një ndeshje që mund të vendos shumëçka për titullin kampion, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbuluar se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është në dyshim për ndeshjen e nesërme dhe do të vendoset sot nëse do luajë, apo jo.

“Do ta shohim sot, ai mbetet në dyshim”, tha Arteta për Granit Xhakën.

/GazetaBlic Sport