Lajme

“Nëse s’do të isha deputete, do të isha mjeke”/ Rrezarta Krasniqi jashtë politikës, nga lidhja me familjen te këngëtaret e preferuara

01/03/2024 21:14
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se është shumë e lidhur me familjen.

Si vajza e vetme në familje, ajo në një intervistë për Gazeta Blic se  kohën e lirë e kalon me prindërit, vëllezërit e nipat nga të cilët merr energji pozitive.

Derisa nuk ka motër, ajo thotë se nëna është për edhe mtoër.

Krasniqi ka folur edhe për profesionin që do ta kishte nëse nuk do të merrej me politikë, teksa tregon se do të ishte mjeke.

Ajo ka folur dhe për muzikën që dëgjon e këngëtaret e preferuara, derisa ka veçuar Dua Lipën e Rita Orën, ndërsa Dafina Zeqirin si të preferuar nga këngëtaret që janë në skenën muzikore vendore./Gazeta Blic/