Pesë diplomatë evropianë vizituan të shtunen Kosovën dhe i dorëzuan në tryezë kryeministrit Kurti një plan të ri për të ecur përpara.
Pas takimit të mbajtur emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se Asociacioni duhet të bëhet pa vonesa.
Në lidhje me këto kërkesa të ndërkombëtarëve dhe si pritet të veprojë kryeministri Kurti tutje, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve politke, Arton Demhasaj.
Demhasaj tha se bazuar në deklarata e fundit publike të Kurtit ka shenja pozitive që i njëjti ka me e pranu planin e fundit që i është bërë i ditur nga ndërkombëtarët.
“Unë mendoj se në bazë të asaj që është parë edhe në një lloj deklarimi publik, kryeministri Kurti duket që ka shenja pozitive që ka me e pranu “Planin e Fundit” sa i përket zbatimit të marrëveshjeve, të Brukselit dhe të Ohrit, kështu me shumë gjasë mundet me pas lëvizje pozitive”
Ai tha se nëse kryeminsitri Kurti nuk do të jetë i ‘dëgjueshëm’ ndaj ndërkombëtarë, situata do të rëndohet sërish për vendin tonë.
“Në rast se kryeministri Kurti vazhdon mos me qenë i dëgjueshëm ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, sidomos atyre amerikanë, mendoj që situata mundet me u rëndu sërish në dëm të Kosovës, qoftë përmes masave që mundet me u ndërmarrë apo dhe mbetja në një ‘status-coe’ të tillë çfarë është Kosova momentalisht”
“Ishte e qartë edhe ajo që tha Lajçak se pa themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si obligim që Kosova e ka marrë nuk mund të ketë proces të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Kur flasim për një situatë të tillë mendoj që nuk ka rrugë tjetër, thjesht dhe vetëm mbetet me u pa se ky Asociacion që po kërkohet a është ai konform asaj që po kërkojnë SHBA-të dhe a është brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo po kërkohet diçka më shumë” deklaroi Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Arton Demahasaj, njohësi zhvillimeve politike
I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe pasi pa të nuk ka progres drejt BE-së.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Kurti konfirmon që pesë emisarët i lanë një plan të ri, shpreh ‘falënderime dhe vlerësime’ për të


