Nga nesër në ora 22:45 vjen emisioni Euro Dueli kushtuar kampionatit Europian “Euro 2020”, në RTV Dukagjini.
Me mysafirë të fushës së sportit, e plotë yje, Euro Dueli gjatë një muaji do të jetë festa e sportistëve, tifozëve dhe të gjithëve deri më 11 korrik.
Me sharmin dhe thjeshtësinë e prezantuesve, me fytyra të reja, njerëz nga çdo profesion Euro Dueli në RTV Dukagjini do të jenë adresa e secilit.
Rubrikat interesante si pjesë e pandashme dhe nuk do të mungojnë as shpërblimet e shumta nga bashkëpunëtorët.
GazetaBlic Sport do të bashkëpunojë çdo ditë me lidhje direkte me RTV Dukagjinin për statistika dhe gjëra interesante dhe unike nga Euro2020.


