Lajme

Nënshkruhen sot kontratat e 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues

01/12/2024 07:08
nga:Sh R

Shërbimi Korrektues i Kosovës, sot do të mbajë ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues të rinj të gjeneratës së 44-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail DIBRANI dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së.

Ceremonia mbahet në objektin e ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, në Prishtinë.