Lajme

Nënkryetarja e IRDK i bashkohet Partisë Liberale Egjiptiane të Veton Berishës

05/08/2026 10:47
nga:Y I

Ish-nënkryetarja e IRDK-së, Hysnije Berisha, ka braktisur radhët e IRDK-së duke iu bashkuar Partisë Liberale Egjiptiane.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PLE-së, Veton Berisha, përmes një njoftimi ku ka mirëpritur bashkëpartiaken e re, duke e cilësuar këtë si një fuqizim të madh për subjektin e tij.

“Nga sot kemi nderin dhe kënaqësinë që Partisë Liberale Egjiptiane-PLE-së të i bashkohet znj. Hysnije Berisha , ish- nënkryetare e IRDK- së, njëherit magjistre e shkencave juridike- drejtimi penal!Të lumtur që partia e vetme e popullit po fuqizohet me vlera dhe potencial të jashtzakonshëm!Ju ftojmë secilin nga ju të na bashkoheni!Eja aty ku respektohesh dhe vlerësohesh” shkruan Berisha.

Njoftimi i plotë: