Lajme

Nenad Rashiq dekonspiron skenarin e Vuçiqit për zgjedhjet në veri: S’po e ‘zbulojnë Amerikën’, kjo ka ndodh qysh në vitet e 90-ta

04/17/2023 18:56
nga:Genita C

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rasiç ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 23 prillit në komunat veriore të Kosovës.

Rasic në një prononcim për GazetaBlic theksoi se, Lista Serbe është një mjet i regjimit në Beograd, teksa potencoi se takimi i fundit në Rashkë u organizua që të parandalohet dalja e votueseve në zgjedhje.

“Duke e ditur mënyrën e funksionimit të Listës Serbe, që është vetëm një mjet i regjimit në Beograd, këtë rast i presidentit Vuçiq, ata në takimin që patën në Rashkë i kanë marrë institucionet në mënyrë që të parandalojnë daljen e votuesve në këto zgjedhje”, tha Rasic.

Rasiç thotë se Beogradi ka marrë masa duke i vë në lëvizje ekipe të ndryshme, që të dalin para vendvotimeve dhe të ‘kërcënojnë’ banorët serb në Kosovë për të mos votuar.

“Bazuar në këtë, ata kanë organizuar edhe ekipe që do të dalin në teren për ditën e zgjedhjeve në përpjekje që ta diskurajojnë në forma të ndryshme votuesin që mos të dal në zgjedhje, psh siç ka qenë edhe më parë, duke dalë në rrugë ku ka qenë drejtorët e institucioneve të Serbisë të cilët i kanë listat e punëtorëve dhe presin para vend votimit duke ju thënë: “Mos votoni se do të marrim masa ndaj juve””, tha Rasiç.

Sipas ministrit, kjo çfarë është duke ndodhur nuk është për t’u çuditur sepse ka ndodhur qysh në vitet e 90-ta.

“Kështu që, nuk po ndodhë diçka e re, kjo ka ndodhur me vite qysh nga 2013-ta. Nuk është ndonjë “zbulim i Amerikës”, por po veprohet me metodologjinë e viteve të 90-ta e cila po përdorët vazhdimisht në çdo proces zgjedhor në Kosovë.”

“Këtë e kam paralajmëruar 100 herë, para çdo procesi zgjedhor ku edhe tash po them që do të veprohet në të njëjtën mënyrë siç është vepruar deri më tani”, tha Rasiç për GazetaBlic.

“Serbisë i është shtuar pesha në rajon, po ‘përkëdhelet’ nga SHBA dhe Evropa”