Lajme

Nëna sulmohet me thikë nga djali në Leposaviq

07/18/2022 10:18
nga:Q R

Një grua është sulmuar me thikë nga djali i saj në Leposaviq.

Me këtë rast, viktima ka pësuar gërvishtje në dorë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veriore, e më pas është liruar në shtëpi.

I dyshuari nuk është hasur nga policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.