Lajme

Nëna nga Prizreni njofton policinë: Nuk kisha të holla për t’i dhënë vajzës, ajo filloi ta demolonte shtëpinë!

08/18/2021 09:34
nga:M K

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.

Një nënë nga Prizreni, ka njoftuar policinë e vendit se vajza e saj ka thyer dhe demoluar shtëpinë, kjo pasiqë nuk kishte për t’i dhënë të holla.

“Prizren 17.08.2021-20:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar për një mosmarrëveshje në familje, ku e dyshuara femër kosovare vajza e saj i ka kërkuar të holla dhe pasi viktima nuk ka pasur që ti jap të holla e dyshuara ka filluar të thyej dhe demoloj shtëpinë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.