Skuadra e Ballkanit ka shkëlqyer në kualifikueset në Europë sivjet, duke arritur shifra të jashtëzakonshme.
Klubi i Ballkanit sonte do të ballafaqohet ndaj BATE me fillim nga ora 20:00 në kuadër të Play Off të Conference League. Nëse Ballkani ruan avantazhin 4-1 të ndeshjes së parë, atëherë do të kualifikohet në grupet e Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.
Por, cila ishte rruga e Ballkanit deri më sot?
Më poshtë keni statistikat fantastike të klubit kampion të Kosovës:
- Ballkani – Ludogorets 2:0
- Ludogorets – Ballkani 4-0
- Ballkani – Larne FC 3:0
- Larne – Ballkani 1-4
- Ballkani – Lincoln Red Imps 2:0
- Lincoln Red Imps – Ballkani 1:3
- Ballkani – BATE 4:1
Në këto ndeshje Ballkani ka shënuar 17 gola, teksa ka pranuar 7 gola, duke treguar formë optimale.
/GazetaBlic Sport


