Lajme

Në PRIAM, mjekun e ki në derë të shpisë!

08/31/2021 14:58
nga:Gazeta Blic

Shërbimet shëndetësore, janë shërbimet më esenciale për të cilat kemi nevojë si qenie njerëzore. Por në të njëjtën kohë edhe shërbimet më të kushtueshme.

Sektori privat ofron të gjitha shërbimet, mirëpo është sektori publik ai që siguron që të gjithë pa dallim i marrin ato, dhe pa pagesë.
Përveq kësaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që këto shërbime të ofrohen sa më afër vendit ku jetojmë, dhe në mënyrë cilësore.

Nëse jeton në lagjen PRIAM, kjo është e mundshme!

Në fund të këtij viti, Qendra më e re e Mjekësisë Familjare, investim milionësh i Komunës së Prishtinës pritet të përurohet dhe të ofroj shërbime për të gjithë banorët e Veternikut.

Kjo ju bën juve, si banor në lagjen PRIAM, një banor të privilegjuar duke jetuar në lagjen më moderne në Kosovë, me shërbimet më të afërta shëndetësore në një objekt me infrastrukturë bashkëkohore, pa radhë të gjata për pritje për shërbime dhe me të gjitha shërbimet pa pagesë. Prej pediatrisë, gjinekologjisë, mjekësisë familjare, laboratorit, emergjencës, etj. Të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore janë në një vend dhe afër jush.

Pra në PRIAM, mjekun e ki në derë të shpisë!

PRIAM po të pret, e ti çka po pret!

Thirr në 045 77 88 99 dhe cakto terminin tënd për të parë lagjen e shtëpitë!