Lajme

Në Podgoricë, Tivar dhe Budvë qytetarët do të ndiqen me video-kamera në çdo cep

10/12/2023 12:21
nga:N K

Në Podgoricë, Tivar dhe Budvë do të funksionojë sistemi i qytetit të video-mbikëqyrjes, i cili kontribuon në parandalimin dhe zgjidhjen e aktiviteteve kriminale, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq.

Ai deklaroi se kanë krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për vënien në funksion të sistemit të videokontrollit të qytetit.

“Sistemi (Podgoricë, Tivar, Budva) është një mjet i fuqishëm, qëllimi kryesor i të cilit është ruajtja e sigurisë dhe mbrojtja e qytetarëve. Përdorimi i teknologjive të avancuara, të cilat mundësojnë monitorim të vazhdueshëm të hapësirave publike, gjë që kontribuon dukshëm në parandalimin dhe zgjidhjen e aktiviteteve kriminale”, tha Axhiq.

Siç tha ai, sistemi ofron një gamë të gjerë funksionaliteti, duke përfshirë njohjen e targave të automjeteve, identifikimin e personave dhe objekteve, zbulimin e shkeljeve në trafik dhe mbështetje në procesin e sanksionimit të pjesëmarrësve të pakujdesshëm në trafik.

Axhiq tha se është planifikuar zgjerimi i infrastrukturës edhe në qytete të tjera malazeze, gjë që do ta bëjë këtë sistem aleatin më të madh të shërbimeve dhe autoriteteve të sigurisë në parandalimin dhe zgjidhjen e krimeve.