Spanja ka mposhtur Norvegjinë me rezultat 3:0 në xhiron e parë të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Dani Olmo kaloi në avantazh ekipin e trajnerit Luis de la Fuente në minutën e 13-të, teksa dy golat tjerë i realizoi Joselu në debutim.
Bëhet fjalë për një 32-vjeçar që luan për Espanyol dhe për të cilin kjo ishte ndeshja e parë për kombëtaren, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka hyrë në lojë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar në krye të sulmit Alvaro Morata. Në minutën e 84-të ai shënoi me kokë pas krosimit të Fabian Ruiz nga e majta. Mikel Oyarzabal tentoi të shënonte një minutë më vonë, por topi u devijua te Josel, gjuajtjen e të cilit norvegjezët nuk arritën ta ndalonin, duke u bërë kështu dy herë golashënues në debutimin e tij në kombëtare.
3-0 Spain.
JOSELU WITH A BRACE! DREAM DEBUT! pic.twitter.com/GsW5ICRQfo
— ??? ???? ? (@TheEuropeanLad) March 25, 2023


