Në këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinaliste në Superligën e basketbollit kosovar.
Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen nesër me fillim nga ora 20:30, atje ku rezultati pas dy ndeshjeve është 2 me 0 në të mirë të pejanëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Një fitore e tyre në palestrën “Karagaçi” do të thoshte kualifikim tutje në finalen e madhe, kurse një fitore eventuale e mysafirëve do ta hapte përsëri garën mes dy skuadrave.
Të enjtën, Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen në kryeyqtet, me serinë që është e barabartë pas dy ndeshjeve, 1 me 1.
Ky takim luhet me fillim nga ora 20:30.
/GazetaBlic Sport/


