Sporti

Në marrëdhënie me një futbolliste, klubi anglez shkarkon trajnerin

03/29/2024 13:20
nga:E K

Klubi i Leicester njoftoi së fundmi se ka vendosur të shkarkojë trajnerin Willie Kirk. Bëhet fjalë për skuadrën e femrave të “dhelprave”, teksa trajneri 45-vjeçar dyshohet të ketë pasur marrëdhënie personale me një prej futbollistëve të ekipit, teksa ende nuk është zbuluar identiteti i lojtares në fjalë.

Në njoftimin e Leicester, thuhej se trajneri ka shkelur kodin e detyrës që i ishte besuar duke u shndërruar në një person të padëshiruar për klubin. Kirk ishte në krye të Leicester prej vitit 2022, ndërsa tashmë skuadra do të kalojë nën urdhrat e Jennifer Foster.