Lajme

Në luftën Ukrainë-Rusi, u vra një mercenarë serb

04/10/2022 22:04
nga:Donika Fetahu

Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë në Ukrainë. Stefan Dimitrijeviq (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviq. Dimitrijeviqi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.

Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiq.

Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujiqi e ka postuar në profilin e tij në Facebook.