Lajme

Në Klinikën e Pulmologjisë s’ka më pacientë të prekur me COVID -19

09/23/2021 13:57
nga:N M

Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, s’ka më pacientë të prekur me COVID -19, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur nga SHSKUK i Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, disa pacientë janë liruar për në shtëpi, ndërsa disa të tjerë janë transferuar në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësinë Sportive) për trajtim të mëtutjeshëm. Kjo klinikë, nga tani do të trajtojë vetëm pacientët post-covid”, thuhet dnër të tjera.

Ky është kallëzimi penal kundër Arben Vitisë (DOKUMENT)