Lajme

Në këtë ditë merret vendimi përfundimtar ndaj Calit

12/07/2022 10:40
nga:N M

Gjykata Speciale ka njoftuar se më 16 dhjetor do të jepet vendimi ndaj Salih Mustafës të njohur si Cali.

Vendimi do të shpallet nga ora 09:00 deri në 10:30.

Cali akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme.

Për gjithë këto akuza, Prokuroria Speciale ka kërkuar që Mustafa të dënohet me 35 vjet burgim.

Cali ishte arrestuar në shtatorin e vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Specialja e Hagës.

Hovenier: Nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri për momentin