Lajme

Në Itali janë të bindur, Ylber Ramadani planifikon largimi nga Lecce

08/07/2025 00:04
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Ylber Ramadanit duket gjithmonë e më larg Lecces.

Pavarësisht se mesfushori i Kombëtares sonë ka kontratë me klubin italianë deri në verën e vitit 2026, raportimet e fundit tregojnë për një “ftohje” mes palëve.

Sipas “PianetaLecce”, thuhet se shqiptari kërkon të ndryshojë ambient. Më tej raportohet se disa klube arabe janë në kontakt me 29-vjeçarin.

Nuk bëhet të ditur emrat e ekipeve të interesuara, por ceket se kuota që Lecce është gati ta “çliroj” Ramadanin përkon me 10 milionë euro.