Në trazirat në Athinë ku morën pjesë Bad Blue Boys dhe tifozët e skuadrës vendase AEK, mbeti i vrarë një i ri dhe më pas qeveria greke vendosi një lëvizje radikale.
Shtatë zyrtarë të lartë të policisë janë shkarkuar menjëherë nga detyra, raporton portali lokal protothema.gr, përcjell GazetaBlic Sport.
Ministri i Mbrojtjes Janis Oikonomou konfirmoi informacionin. Ai shprehu ngushëllimet e tij për tifozin e ndjerë të AEK-ut dhe deklaroi se hetimi nuk përfundon këtu dhe se ndoshta do të ketë shkarkime të tjera. Ai beson se është i papranueshëm fakti që tifozët kroatë jo vetëm të hyjnë në Athinë, por të arrijnë deri në stadium pa eskortë dhe të shkaktojnë një përleshje në të cilën kanë marrë pjesë deri në 300 persona.
“Kalimi i tifozëve të Dinamo Zagrebit përtej kufijve tanë, udhëtimi i tyre përmes Greqisë dhe mbërritja në vendngjarje janë krejtësisht të papranueshme. Nuk kam fjalë për një lëshim të tillë. Edhe pse policia veproi shpejt në kapjen e huliganëve, 98 prej tyre, ata dështuan të parandalonin sulmin”, tha Oikonomou.
/GazetaBlic Sport


