Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar mbi 19 mijë qytetarë

08/13/2021 15:30
nga:M K

Mbi 19 mijë qytetarë e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, në 24-orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24-orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë:

13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.

Në total numri i rasteve aktive është 5.493.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!