Lajme

Hoxhaj: Një muaj qeverisje pa plan, improvizime e manipulime!

04/21/2021 11:02
nga:Y I

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se edhe pse ka kaluar një muaj që kur Kurti e ka marr detyrën ende nuk ka prezantuar një plan qeverisës.

Hoxhaj thotë se të njëjtit nuk kanë asnjë vizion si të përballen me pandeminë.

Tutje ai thotë se gjendja në QKUK është e rëndë dhe qytetarëve i’u duhet t’i blejnë vetë ilaqet.

Postimi i plotë:

1 muaj qeverisje pa plan!

Po bëhen 1 muaj që kjo Qeveri ka marrë detyrën dhe ende nuk kanë prezantuar një plan qeverisës.

Improvizime, manipulime, vendime të përçarta e asnjë vizion se si të përballen me pandeminë, ekonominë e arsimin, kjo Qeveri po abstenon nga puna dhe përgjegjësia. Albin Kurti është fshehur prapa protokolleve dhe takimeve zyrtare, me ata që dikur veturave të tyre ua fuste flakën, ndërsa as edhe një fjalë apo veprim konkret për tu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë të vështirë.

E për t’i mbuluar të gjitha dështimet, Kurti nisi edhe luftën dhe përndjekjen e mediave të cilat guxuan të flasin për keqqeverisjen e tij.

Kryeministri të zbresë deri në QKUK, ku sot mungojnë shumica e barnave esenciale, se për vaksina të mos flasim, e të shohë gjendjen reale të qeverisjes së tij. Qytetarët, të cilët përveç problemeve shëndetësore, po sfidohen edhe ekonomikisht duke blerë gjithçka nga ilaçet dhe materialet shpenzuese.
Kurti edhe mund të mos i dijë këto informata nga terreni, por e ftoj dikë nga oborrtarët e tij që, nëse kanë guximin, t’ia hapin sytë me disa doza realiteti.