Sporti

Ndryshe nga Ballkani, ekipi i Larne stërvitet në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme

07/24/2023 21:52
nga:Lorik J

Skuadra nga Irlanda e Veriut, Larne FC është stërvitur në kryeqytet para ndeshjes me Ballkanin.

Klubi i Larne ka kryer stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes së raundit të dytë kualifikues për Conference League që zhvillohet nesër nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se klubi i Ballkanit stërvitit në kampin nacional të kombëtares në Hajvali para kësaj ndeshje, siç duket si pasojë e fushës që nuk është në gjendjen optimale.

Ja pamjet nga stërvitja e fundit e Larne FC: