Njohësi i çështjeve politke, Dritëro Arifi thotë për GazetaBlic se dorëheqja e tre policëve serb nga PK-ja dërgon tre mesazhe të rëndësishme, përveç Policisë edhe për Republikën e Kosovës.
“Dorëheqja e tre policëve serb nga Policia e Kosovës dërgon tre mesazhe negative, së pari për komunitetin serb, policinë e Kosovës dhe së treti për Republikën e Kosovës”, tha Arifi.
Arifi potencoi se me këto dorëheqje u vërtetua se Serbia ka një ndikim të madhë te komuniteti serb në Kosovë.
“Këto dorëheqja dëshmojnë dy çështje, e para që Serbia ka një ndikim të madhë te komuniteti serb, pra edhe për t’i kërcënuar që të largohen nga pozitat zyrtare e shtetërore”, tha Arifi.
Sipas tij, sot u dëshmua edhe pafuqia e Kosovës nga komunitetit serb ku shtoi se, duhet të ketë reagim nga Bashkësia Ndërkombëtare për krijimin e një balanci.
“E dyta, na dëshmon pafuqinë e Kosovës ndaj komunitetit serb për të qenë të dëgjushëm. Në këtë mes, Bashkësia Ndërkombëtare duhet të krijojë një balancë. Këto dorëheqje paraqesin edhe rrezikun e sigurisë në veri të Kosovës, por edhe të destabilitetit politik”, tha Arifi.
“Duhet të shikohet me kujdes se si të procedohet tutje dhe çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës më shpejt dhe më mirë që t’i mbrojë Policët e komunitetit serb, që mos të ndihen të kërcënuar. Këtu është një angazhim jo i madhë i Qeverisë”, shtoi ai.
Edhe Fidan Ukaj i tha GazetësBlic se fajtor është Serbia me kërcënimet e tyre të vazhdueshme për komunitetin serb në Kosovë.
“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb nga shërbimi policor i Kosovës tregon presionin e madh që Serbia ushtron mbi të gjithë ata serb që pranojnë të shërbejnë në Republikën e Kosovës”, tha Ukaj.
Sipas tij, me këto tri dorëheqje institucionet e Kosovës do të përballen me sfida të mëdha.
“Ky largim i policëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës tregon se plotësimi i vendeve të punës në PK, Gjykata dhe administrata komunale në komunat veriore do të jetë një sfidë e madhe për institucionet e Kosoves”, tha Ukaj.
“Për Serbinë kjo se tregon se është destruktive dhe nuk është e interesuar të kontribuojë në stabilizimin e situatës në veri të Kosovës”, përfundoi Ukaj për GazetaBlic.
Rohde reagon pas dorëheqjes së tre policëve serbë: Duhet t’i kryejnë detyrat pa frikësime


