Bad News Eagles patën një arritjet të madhe duke u kualifikuar direkt në fazën “Legends Stage” të garës më të madhe për CSGO, në Majorin që këtë vit mbahet në Paris.
BNE gjatë procesit të kualifikimit pësuan një humbje, por morën vetën dhe arritën të mposhtin edhe një nga ekipet më të mira në botë “FaZe” që aktualisht renditen të dytët në listën e HLTV.
Në përballjen direkte për kualifikim në “Legends Stage” BNE arritën që me rezultat 2-1 me maps të mposhtin skuadrën “Gamerlegion”.
Për këtë arritje foli për GazetaBlic Sport ndihmës trajneri i Bad News Eagles Kevin Amend i njohur në botën e CSGO me nofkën, “kRYSTAL”.
“Kualifikimi një herë për një major mund të shihet si fat, por ta bësh 3 herë radhazi dhe gjithashtu të kualifikohesh në fazën e “Legends Stage” nuk është rastësi. Na u desh të përballeshim me FaZe në majorin e fundit dhe ata ishin pengesa jonë e fundit gjithashtu në këtë RMR! Tani të gjithë duhet të kuptojnë se ne mund të mposhtim këdo nëse luajmë me zemër. Jam vërtet krenar për përparimin! Në LAN çdo gjë mund të ndodhë dhe ne jemi super të motivuar dhe mezi presim të luajmë me kryesorët për t’iu shkaktuar dëme”, tha fillimisht ai për GazetaBlic Sport.
Duke folur për BNE ai gjithashtu tregoi se si u njoh me ‘gamerat’ shqiptarë.
“Për të qenë i sinqertë po shkruaja me “Devilwalk” para se të kaloja në stërvitje në përgjithësi. Isha pak i shqetësuar dhe ndjeva ankth nëse ishte lëvizja e duhur për të bërë. Ai më ndihmoi shumë dhe më sugjeroi gjëra që mund të bëja. Unë isha trajner i BIG. Gjërat nuk shkuan ashtu siç shpresoja dhe fola sërish me “Devilwalk” që më ofroi të punoja me të në “BNE”. Ai tha: “Do të doja që ju të na ndihmoni dhe unë thashë atëherë ju mund të jeni një trajner i madh”. Kështu që ne folëm shumë për këtë gjatë disa javësh – dhe ja ku jam tani. Jam shumë i lumtur që punoj me lojtarët dhe veçanërisht me “Devilwalk”. Ne kemi pika të forta që përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin. Mendoj se ky ekip ka shumë potencial. Është si 5 diamante të papërpunuara që kanë nevojë për pak lustrim – dhe për këtë do t’i ndihmojmë “Devilwalk” dhe unë”, shtoi ai.
“kRYSTAL” tregon se stërvitjet dhe përgatitjet për ndeshjet janë të vështira dhe marrin kohë për të përgatitur strategjitë që implementojnë gjatë dueleve.
“Siç e përmenda më lart, ne kemi disa fusha për të cilat përpiqemi të punojmë tani. Në mënyrë që gjithçka të shkoi mirë, përgatitjet e lojërave më së shumti konsistojnë në rikujtimin e vetes se çfarë aftësish kemi ne dhe si e vëmë atë në lojë. Ne jemi BNE – si po i fitojmë raundet NE? Ne përpiqemi të sigurohemi që jemi të gjithë në të njëjtën faqe dhe i dimë gjërat tona. Përgatitja për kundërshtarin që bëj është e ndryshme nga ndeshja në ndeshje dhe mund të jetë mjaft e thellë – por këtu bashkëpunojmë “Devilwalk” dhe unë. Ne përpiqemi të shmangim shumë informacione që mund t’i bëjnë ata të humbasin fokusin tek vetja. Bilanci nuk është aq i lehtë, por “Devilwalk” ka një ndjenjë të mirë”, vazhdoi ‘kRYSTAL’.
Ai shprehet optimist se skuadra ka gjithçka që i duhet për të bërë befasinë dhe për të fituar Majorin.
“Tani për tani, GJITHÇKA mund të ndodhë. RMR sapo përfundoi me rezultate që tronditën botën. Nëse luajmë me shpirt, mund të mposhtim këdo. Këtë e dinë edhe armiqtë tanë. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur, por duhet ta bëjmë lojë pas loje, raund pas raundi. Kemi pak më shumë kohë tani për të rifreskuar mendjen tonë, për të marrë disa ditë pushim dhe më pas për t’u përgatitur për Majorin e fundit në histori. Mezi pres të shoh që djemtë të fitojnë të ardhmen e tyre”, përfundoi trajneri asistent i Bad News Eagles.
/GazetaBlic Sport/


