Në këtë fundjavë zhvillohet Java e 3-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça e mposhti mbrëmë Rahovecin në ndeshjen e parë të kësaj xhiro, duke arritur fitoren e tretë nga tre ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.
Sot do të zhvillohet ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit, kurse të dielën do të zhvillohen edhe dy takime të tjera.
Me fillim nga ora 17:00 luhet super ndeshja mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, kurse me fillim nga ora 19:00 do të luhet ndeshja mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit.
E shtunë
17:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
E diel
17:00 Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni
/GazetaBlic Sport/


