Sporti

Ndeshje interesante zhvillohen sot në Europa League, Xhaka kërkon suksesin e radhës me Leverkusenin

04/18/2024 09:33
nga:E K

Skuadra e Bayer Leverkusenit zhvillon ndeshjen kthyese sonte ndaj West Ham Unitedit në UEFA Europa League.

Granit Xhaka me shokë kanë udhëtuar në Londër, ku nga ora 21:00 luajnë ndaj “The Hammers” dhe kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Leverksueni në ndeshjen e parë mori një rezultat pozitiv, pasi fitoi me shifrat 2:0.

Në anën tjetër edhe Berat Gjimshiti me shokë kërkojnë kualifikimn tutje, ku në Bergamo të Italisë presin Liverpoolin.

Skuadra e mbrojtësit shqiptar arriti fitore historike në “Anfield” me rezultatin 3:0.