Serie A pritet të dhurojë emocione të veçanta në mbrëmjen e sotme.
Napoli i Amir Rrahmanit, kapitenit të Kosovës që po shkëlqen me paraqitjet e tij, do të përballet me skuadrën e Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
Një fitore kundër “Nerazzurrëve” do t’i shihte ata të kapërcejnë skuadrën e Simone Inzaghit në tabelën e kampionatit, pasi aktualisht ata pasojnë klubin me vetëm një pikë të vetme.
Interi vjen në këtë takim pas humbjes së dhimbshme nga rivali lokal, Milan. Ishte një humbje që ndoshta u ndjeh me shumë për faktin se kishte edhe përmbysje rezultati, nga 1 me 0, në 1 me 2.
Rëndësia e ndeshjes së sotme në garën për titull këtë sezon nuk mund të nënvlerësohet, dhe është diçka për të cilën të dy skuadrat dhe tifozët janë të vetëdijshëm.
Tifozët e Napolit i janë përgjigjur thirrjes për ndeshjen e sotme. Në më pak se 24 orë, të gjitha biletat u shitën, që do të thotë se stadiumi “Diego Armando Maradona” do të ketë një atmosferë të pabesueshme, e përshtatshme për një lojë kaq të rëndësishme, me 25,000 tifozë të pranishëm.
Ky takim luhet në ora 18:00.
/GazetaBlic Sport/


