Sporti

Ndeshje e jashtëzakonshme në “Minatori”, përfundon pjesa e parë e gjysmëfinales Trepça – Prishtina

04/16/2023 18:06
nga:L J

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit gjysmëfinal mes KB Trepçës dhe Prishtinës.

KB Trepça ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Prishtinës, në duelin që po luhet në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e këtij dueli përfundoi me rezultatin 41-32.

Wil Daniels i Trepçës ishte më efikasi me 10 pikë, teksa i dyti ishte Wilson i Prishtinës me 9 të tilla.

Një problem i madh për Trepçën është se Gordon është tashmë me 4 personale në këtë duel.

/GazetaBlic Sport