Sporti

Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës luhet në Basel, pritet përkrahje e madhe nga shqiptarët për ‘Dardanët’

10/04/2023 11:31
nga:Mergim Rreci

Zvicra dhe Kosova do të përballen në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Tashmë është vendosur se kjo ndeshje do të luhet në qytetin e Baselit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky takim do të luhet me 18 nëntor në ora 20:45, kurse biletat do të dalin në shitje me 20 tetor.

Kujtojmë që ka shumë shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, atje ku nuk do të mungojë përkrahja e madhe për ‘Dardanët’.

/GazetaBlic Sport/