Sporti

Ndeshja Kosovë – Izrael mund të shtyhet? Gazetari izraelit: Po tentojnë të gjejnë një datë tjetër

10/08/2023 13:23
nga:Lorik J

Militantët palestinezë të grupit të armatosur Hamas filluan një sulm të befasishëm të koordinuar ndaj Izraelit nga toka, deti dhe ajri të shtunën në mëngjes, ku qindra persona mbetën të vrarë dhe situata mbetet e tensionuar.

Këto ngjarje në shtetin e Izraelit mund të ndikojnë edhe në zhvillimin e ndeshjes mes kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, e cila është e paraparë të zhvillohet të dielën e ardhshme, pra me 15 tetor në Prishtinë.

Gazetari nga Izraeli, Liav Nachmani ka theksuar se po tentohet të sigurohet një datë tjetër.

“Ne jemi në një gjendje lufte tani. Po tentohet të shtyhet për një datë tjetër”, tha Liav Nachman shkurtimisht për ‘GazetaBlic Sport’.

Vlen të potencohet se ky ballafaqim është në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, andaj është mjaft e vështirë që të gjindet një orar tjetër – shkaku i protokollit, megjithatë momentalisht ende nuk ka diçka zyrtare dhe asnjë njoftim nga Federatat përkatëse, vetëm një informacion nga gazetari izraelit.

/GazetaBlic Sport