Sporti

Ndeshja e nesërme ndaj Niedercorn, Gjilani kryen stërvitjen e fundit sonte në Luksemburg

07/12/2023 11:31
nga:Mergim Rreci

Skuadra Gjilani ka zbarkuar në Luksemburg, atje ku do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Conference League.

‘Skifterat’ do të përballen me Niedercorn, takim ky që zhvillohet nesër në ora 19:30.

Të drejtuarit e Klodian Duros do të kërkojnë një rezultat sa më pozitiv në takimin e parë, duke pasur parasysh që më pas ndeshje kthyese zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se stërvitja e skuadrës kosovare do të bëhet sonte me fillim nga ora 19:30, atje ku trajneri shqiptar do të vendosë pak a shumë edhe për futbollistët që do të startojnë në ndeshjen e nesërme.