Lajme

Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-së

10/01/2026 19:41
nga:Genita C

Këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, Berita Abazi, ka publikuar një fotografi të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kjo për faktin se muret e saj, mbrëmjen e sotme janë veshur me flamurin e UÇK-së.

Ky veprim erdhi pas përfundimit të marshit të sotëm të 1 Tetorit në mbrojtje të UÇK-së.