Sporti

Ndërron jetë Sylejman Havolli, ish futbollisti i gjeneratës së artë të Flamurtarit

09/22/2026 09:19
nga:L J

Është ndarë nga jeta Sylejman Havolli, ish-futbollist i gjeneratës së artë të Flamurtarit, i cili ishte pjesë e klubit në vitet e ’80-ta.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Sylejman Havolli vazhdoi angazhimin në futbollin kosovar, duke shërbyer për disa vite edhe si gjyqtar.

Sipas njoftimit mortor të familjes, Havolli ka ndërruar jetë më 22 shtator 2026.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij, Rinor Havolli, me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan:

“NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se më 22 shtator 2026 ndërroi jetë më i dashuri ynë,
Sylejman Havolli
Varrimi i të ndjerit do të bëhet më
22.09.2026, në ora 13:00, pas namazit te drekës,në Varrezat e qytetit ne Dragodan”.

/GazetaBlic Sport