Lajme

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së

12/05/2021 16:33
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tij, Jahë Baleci.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës”.

“Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim. Ngushëllime familjes Baleci dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”,ka shkruar Haradinaj.