Lajme

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

01/11/2022 11:34
nga:Y I

Ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar lajmin mbi vdjekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi raporton Gazeta Blic.

Lushtaku ka thënë se Buliqi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Buliqi, miqve e dashamirëve.

Njoftimi i plotë:

I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh.

Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve.

U prehtë në paqe!
SL

Trusti del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët