Lajme

Ndërron jetë ish- kryetari i komunës së Lipjanit

03/23/2026 11:26
nga:Genita C

Ish- kryetari i komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë, kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeri ka ngushëlluar familjen Jashari.

“Puna dhe përkushtimi i tij në drejtimin e komunës do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës institucionale, duke reflektuar rolin e tij në përfaqësimin e interesave të qytetarëve, forcimin e administratës komunale dhe ndërtimin e bazave për zhvillim institucional dhe shoqëror.”, ka shkruar mes tjerash ai.