Lajme

Ndërhyrja e Policisë në Veri, vjen reagimi i Ramush Haradinajt

10/13/2021 13:40
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të Policisë në veri, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se askush nuk ka të drejtē të ngre dorë nga policit të Kosovës.

”Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.

Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.

Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.

Në mbështetje të Policisë së Kosovës.

RH

Shtatë policë marrin trajtim në Spitalin e Mitrovicës, katër nisen për në QKUK